Projekti Rinor Qytetar - PASS

Rreth Projektit Qytetar
Projekti Rinor Qytetar eshte nje mundesi konkrete per te gjithe te rinjte dhe te rejat qe duan te veprojne ne komunitetet e tyre nepermjet ideve dhe aksioneve. Kjo faqe interneti eshte nje përmbledhje e punes, informacionit dhe eksperiencave qe shoqata PASS ka mbledhur gjate fushates Aksion Vullnetar dhe projekteve te tjera komunitare qe jane zbatuar ne Shqiperi.

Projekti Rinor Qytetar synon të pajisë të rinjtë, me njohuritë, aftësitë dhe praktikat që atyre ju nevojiten për të qenë anëtarë aktiv në komunitetin e tyre dhe lëvrues të qytetarise tone. Ne kete faqe do mund te njiheni me nismat rinore ne Shqiperi dhe ne te gjithe boten. Ketu do te gjeni informacionin e nevojshem per te evidentuar nje problem, per te planifikuar dhe zbatuar nje aksion ne komunitetin dhe lagjen ku jetoni.

Gjatë planifikimit te aksionit, diskutimit, kërkimit, pjesëmarrjes, përgjegjësisë dhe aktivitetet ne komunitet, ju do të mund te përfitoni dhe zhvilloni aftësitë tuaja kërkimore dhe komunikuese, në dobi të komunitetit dhe aktivizmit qytetar.

projekti_qytetar

Ç'farë është Projekti Qytetar?
Projekti Qytetar është një praktikë efektive që i lejon të rinjve shqiptarë të përmbushin edukimin e tyre qytetar, duke integruar njohuritë dhe aftësitë e tyre në projekte dhe aksione konkrete që ndihmojnë realisht komunitetin e tyre, zhvillojnë përgjegjësi sociale dhe nxisin pjesëmarrjen qytetare. Ai plotëson nevojat e të rinjve për pjesëmarrje duke zhvilluar eksperienca praktike dhe aftësuese, të hartuara nga vetë të rinjtë.

Nëpërmjet Projektit Qytetar të rinjtë do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre mbi nevojat e komunitetit, do të mësojnë se si ti evidentojnë e si të krijojnë një projekt, si ta aplikojnë atë dhe si të mbledhin fonde.

Ky projekt ofron gjithashtu mundësi të shumta për vullnetarët, nëpërmjet një plani të koordinuar me organizatat dhe institucionet partnere si; Bashkia Tiranë, Lëvizja "Mjaft", "Eko-Lëvizja",etj. Të rinjtë do kenë në dorë mjetet e nevojshme për të konkretizuar idetë e tyre. Ata do kenë akses në informacion, mbështetje dhe mbi të gjitha një ide të qartë të rolit të tyre në komunitet.

Duke rritur aftësitë e tyre dhe duke treguar hapësirat ku ata kanë mundësi të veprojnë, të rinjtë do jenë më produktivë në angazhimin për përimësimin e jetës së komuniteteve. Konkretisht Projekti Qytetar synon ngritjen dhe mbështetjen e 7 Grupeve te Aksionit në të gjithë Shqipërinë, të cilat në bashkëpunim me Pushtetin Lokal, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Organizatave të tjera Partnere, do të punojnë me komunitetet më në nevojë të rretheve të tyre. Gjithashtu do të organizohet "Panairi i Ideve Rinore", ku çdo grup rinor i ngritur nga ky projekt do të paraqesë "Planin e Aksionit".

Qëllimet e projektit Qytetar Çështja që trajton Projekti Qytetar është pjesëmarrja e të rinjve në komunitetet e tyre. Mungesa e te riut aktiv në komunitet është problemi që adreson ky projekt. Shumica e kërkimeve dëshmojnë se programet që synojnë të promovojnë qytetari aktive duhet të fillojnë duke i dhënë një mundësi të rinjve të marrin pjesë në aktivitete qytetare, siç është shërbimi në komunitet dhe puna vullnetare.

Studentët i kanë të gjitha mundësitë të jenë qytetarë pozitivë në komunitetet e tyre. Ata mund të veprojnë për të përmirësuar komunitetin, shkollën, mjedisin dhe shoqërinë në tërësi, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të organizuara në grupe ose individualisht, duke u angazhuar në organizata apo duke prezantuar dhe vetë projekte dhe nisma komunitare, si në rastin e Projektit Qytetar.

Fatkeqësisht, në Shqipëri shumë pak të rinj marrin pjesë në aktivitete qytetare. Për momentin, megjithëse ka pasur disa ngjarje që kanë nxitur pjesëmarrjen e të rinjve në Aksione Vullnetare apo Lëvizje Qytetare, siç ishte lëvizja "Aksion Vullnetar" për përmirësimin e mjedisit në lagjet e Tiranës apo lëvizja "Mjaft" për pjesëmarrje qytetare, më pak se 10% e të rinjve marrin pjesë në Aksione Vullnetare apo në Lëvizje Qytetare.

Kjo pjesëmarrje e ulët e të rinjve në Aksione Qytetare, është e lidhur edhe me zhgënjimin e të rinjve nga jeta politike e vendit, me mjegullimin rreth fondeve në dispozicion të programeve dhe nismave rinore, si dhe me nivelin e ulët të edukimit qytetar nëpër shkolla. Ne jemi realist për gjendjen e sotme të të rinjve shqiptarë, për apatinë qytetare në përgjithësi dhe indiferencën qytetare tek të rinjte në veçanti, por jemi optimist që shumica e të rinjve kanë vullnetin dhe forcën e nevojshme për të ndryshuar, për të punuar së bashku dhe për t'u angazhuar për të rritur zërin e qytetarëve të rinj në jetën publike.

Ide për projektin tënd qytetar!
Aksion Vullnetar për pastrimin dhe mbajtjen pastër të Lagjes tuaj Ky aktivitet ka impakt mjaft pozitiv ne komunitet dhe mund te gjeje përkrahje te gjere edhe nga vete banoret e lagjes ku planifikoni ta zbatoni. Si hap i pare per zbatimin e këtij aksioni, ju duhet te evidentoni nje lagje problematike. Per kete mund te kërkoni dhe mbeshtetejen e bashkise apo komunes tuaj. Hapi i dyte mund te ishte afrimi i sa me shume te rinjve vullnetare, duke perfshire te rinjte e shkolles se asaj lagjeje. Hapi i trete; Njoftimi i banoreve per diten e aksionit, i cili mund te behet nepermjet nje fushate dere me dere ose duke ngjitur njoftime ne hyrjet e shkalleve. Se fundmi ju ngelet te jeni sa me korrekt diten dhe oren e aksionit dhe te filloni nga puna.

Ngritja e Grupeve Përfaqesuese brenda komunitetit të Lagjes tuaj Eshte nje projekt ambicioz qe kërkon shume kohe dhe pune, por rezultatet e këtij aktiviteti do te ishin nje hap gjigant ne organizimin dhe perfaqesimin brenda komunitetit tuaj. Puna per ngritjen e grupeve mund te filloje me disa takime te njepasnjeshme me banoret e nje lagjeje per te prezantuar kete ide dhe per te marre opinionet e tyre. Me pas mund te filloni me ngritjen e grupit te Aksionit i cili mund te perfshije kryesisht te femijet dhe te rinjte e lagjes. Ne menyre qe te afroni sa me shume banore mund te zhvilloni edhe disa nga aktivitetet e mëposhtme. Gjallërimi i jetës social-kulturore në lagjen tuaj Ky projekt synon organizimin e disa aktiviteteve te njepasnjeshme te natyres kulturore, me qellim afrimin e banoreve te nje lagjeje me njeri tjetrin dhe pse jo edhe argëtimin e tyre. Qellimi kryesor eshte krijimi i nje sensi komunitar, aty ku mungon teresisht ndjenja e te qenit nje komunitet. Aktivitete si Kinemaja e Hapur, Shtepia e Cajit dhe e Kafes, shfaqje muzikore dhe te tjera do te ishin nje fillim i mire per afrimin e banoreve dhe krijimin e ndjesise te qenit nje komunitet. Të shkruajmë një peticion rreth problemeve në komunitetin tonë Hartimi i nje peticioni eshte i domosdoshem per ngritjen e nje problemi qe ju mund te keni ne lagjen tuaj. Pasi te keni evidentuar saktësisht problemin dhe burimin e tij, mjafton te nderrmrni nje fushate dere me dere ne shkallet e pallateve te lagjes tuaj, per te njohur sa me shume banore me çeshtjen qe ngre peticioni juaj. Nese ata jane dakort dhe nese problemi eshte i perbashket, mundesite e përkrahje nga banoret jane ende me te shumta, ju mund t'i merrni atyre nje firme qe garanton, mbështetjen e tyre per kete çeshtje.

Organizimi i jetes studentore nepermjet grupeve te punes Ne nje universitet gjen gjithmonë te rinj, studente te cilet jane te gatshem te kontribuojne pak nga koha dhe puna e tyre, per te pasur nje jete studentore sa me ndërvepruese. Kjo eshte nje pike e forte e kësaj projekt-ideje ambicioze. Projekti kërkon ngritjen e nje skuadre baze e cila do te punoje per ngritjen e skuadrave me profile me specifike, si skuadra e veprimtarise sportive, skuadra e art dhe kulture, skuadra e ekskursioneve dhe argëtimeve, skuadra e medias, skuadra per te drejtat e studenteve, skuadra e logjistikes,etj. Nje skuader mund te kete 4-5 studente te cilet jane te përkushtuar ne fushat qe kane zgjedhur. E premtja Kulturore mes Studenteve Se bashku me studentet e grupit tuaj te fakultetit mund te organizoni disa aktivitete kulturore dhe argëtuese, te cilat mund te gjejne edhe përkrahjen e pedagogeve tuaj.

E premtja kulturore eshte nje mundesi per t'u mbledhur te gjithe bashke dhe per te pare nje film artistik ose dokumentar, qe trajton nje ceshtje me interes edhe per studimet tuaja. Kjo dite mund te jete nje karaoke, ku secili kendon nje nga kenget e tij te preferuara, ose mund te ftoni kolege nga fakulteti i arteve per te luajtur nje muzike instrumentale. Organizimi i këtij aktiviteti kërkon nje ambient per t'u mbledhur dhe ndoshta disa lehtësira si video-projektor, kompjuter, sistem audio, mikrofon, etj., te cilat ne mund t'jua ofrojme me kenaqesi. Kampionati Studentor i Futbollit Organizmi i nje kampionati futbolli midis universiteteve sigurisht eshte me i veshtire dhe kërkon me shume pune se organizimi i tij brenda fakultetit. Kjo ngelet ne deshiren dhe vullnetin e atij grupi qe do nderrmari kete nisme. Sidoqofte dëshira per te konkuruar ne nje kampionat futbolli ndermjet studenteve nuk mungon dhe ne kete projekt-ide mund te gjeni përkrahje te gjere nga shume te rinj. Si hapi i pare mund te ishte nje njoftim ne hyrjen e godines se fakultetit tuaj dhe me pas me rradhe organizimi i skuadrave, marrëveshja me nje nga fushat e mini-futbollit, pse jo dhe nje fushate per ngritjen e fondeve per ekipet me te mira.

Akt Art, per angazhimin e te rinjve ne kenaqesite e artit Akt art, eshte nje mundesi e mire per te gjithe te rinjte qe kane dhunti artistike dhe kerkojne t'i ndajne punimet e tyre me te rinjte e tjere. Organzimi i nje ekspozite fotografike apo pikturash do te ishte nje nder aktivitetet me te kendshme te këtij projekt-ideje. Ne rast se ju keni edhe mbështetjen e pedagogeve tuaj, atehere mund te improvizoni nje ekspozite modeste ne nje nga sallat e leksioneve te fakultetit tuaj. Per te stimuluar sa me shume pjesemarres mund te kërkoni mbështetjen e nje agjencie fotografike, e cila kundrejt reklamimit mund t'ju ndihmoje per printimin e fotove te ekspozites. Sidoqofte kjo projekt-ide mund te shtrihet shume me gjere edhe ne fusha te tjera. (lexo me shume)

Gazeta e Shkolles Time Gazeta e Shkolles time, eshte nje ide teper ambicioze qe forcon zerin studentor dhe ndihmon ne edukimin e tyre qytetar. Nje nder aktivitetet e para te këtij projekti do te ishte lobimi me studentet e e tjere te grupi apo fakultetit mbi nevojen e kësaj gazete. Se dyti mund te benit disa skica te formes qe gazeta do te kishte, pse jo te përgatisnit edhe nr. e pare te saj. Forma me e mire per te mbajtuer kete buletin informativ do te ishte angazhimi i sa me shume studenteve te cilet do te ishin te gatshem te publikonin esete, apo artikuj te tjere informative ne kete gazete. Nje ide mund te ishte edhe takimi me ndonje publicist te njohur, i cili mund te hapte edhe numrin e pare te gazetes tuaj. Pak reklame te mire dhe cdokush do te donte ta blinte gazeten e shkolle se tij. Faqja e internetit e shkolles time Nese jeni nje i ri i apasionuar mbas dizenjimit te faqeve te internetit, ky eshte projekti qe ben per ty. Faqja e internetit te shkolles time eshte nje aktivitet me shume pak shpenzime, por njekohesisht lehtëson komunikimin dhe shkëmbimin e informacioneve mes studenteve te fakultetit tend. Nuk e imagjinoj dot ç'fare parajse do te ishte nje faqe qe do te kishte shembuj te detyrave me te mira te kursit, lajmet me te fundit mbi kalueshmerine e provimit te fundit dhe te tjera si keto J. Jam i sigurt qe do ngelej faqja me e klikuar e tere fakultetit. Edhe ne kete projekt-ide ne mund t'ju mbështesim hapesiren e postimit te faqes dhe domainin. Ju nderkohe filloni dizenjimin e faqes!

Skuadra PASS

E-mail: info@pass-al.org