Tirana Community Bicycle - PASS

Tirana Community Bicycle është një program që synon të promovojë transportin ekologjik me bicikleta duke i dhënë qytetit tonë më shumë ajër të pastër, duke shtuar një praktikë qytetare dhe europiane që ndihmon në zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor të komunitetit tonë.

Tirana Community Bicycle është një shërbim publik që i ofrohet qytetarëve nëpërmjet stacion/parkimit të bicikletave në pika të ndryshme të qytetit, për të lëvizur dhe kryer punët e përditshme. Këto stacione bicikletash do të ngrihen nga PASS dhe do të mbikqyren në bashkëpunim me pushtetin lokal, duke punësuar njerëz me mundësi të pakta dhe familje në nevojë.

Tirana Community Bicycle është një iniciative e propozuar nga PASS në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, shoqatën GISh dhe organizatën amerikane Pedal For Progress. Ky projekt synon punësimin e 50 kryefamiljarëve të komunitetit Rom (fokusi do të jenë familjet e reja) në ofrimin e shërbimit të transportit ekologjik me biçikleta, përkatësisht dhënien me qera të tyre në pika të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Stimulimi dhe mbështetja e familjeve te reja Rome lidhet me pamundësia e tyre për t`u integruar, nivelin e lartë të papunësisë dhe varfërisë, të cilën e kanë ekspozuar përballë një kompleksi problemesh sociale dhe ekonomike. Nga ana tjetër eksperienca e vendeve më të zhvilluara ka vërtetuar se transporti me biçikleta përveçse është një mënyrë e shëndetshme e transportit për njerëzit dhe mjedisin përreth, ul ndjeshëm kostot e lëvizjes, ruan burimet (naftë, benzinë, etj) dhe ndihmon në përmisimin e cilësisë së ajrit.

Transporti me biçikleta është një shërbim i nevojshëm dhe një biznes social që gjeneron të ardhura të mjaftueshme për të punësuar dhjetëra apo qindra njerëz duke e menaxhuar atë siç duhet. Për t`a realizuar me sukses, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës do të përzgjidhen 10 pika të qytetit (rreth 21 Dhjetorit; pranë Piramidës; në qendër Tiranës; Sheshit "Ataturk"; kodrat e liqenit dhe pranë Stacionit të Trenit) dhe me Rektoratin e Universitetit të Tiranës do të përzgjidhen 7 Fakultete (Fakulteti i Gjuhëve te Huaja, Ekonomik, Fakulteti i Mjekësisë, Juridiku, Shkencat Sociale, Shkencat e Natyrës, dhe Korpusi i Tiranës).

ecovolis_station2

Qëllimi i Tirana Community Bicycle


Tirana Community Bicycle është një program që synon të promovojë transportin ekologjik me bicikleta duke i dhënë qytetit tonë më shumë ajër të pastër, duke shtuar një praktikë qytetare dhe europiane që ndihmon në zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor të komunitetit tonë. Eshte qe te krijoje nje levizje me ekologjike ne qytet, gjithashtu dhe te punesoje disa krefamiljare te ri te komunitetit rom… Nje Biciklete me shume do te thote nje makine me pak.

Objektivat
• Punësimi i 50 kryefamiljarëve Rom në shërbimin e transportit me biçikleta duke përfituar të ardhura nga dhënia me qera dhe mirëmbajtja e tyre.
• Të bëjmë të dukshëm dhe të prekshëm nismën e përdorimit të biçikletave nëpër qytetin e Tiranës.
• Ngritja e 10 pikave të mbajtjes dhe përdorimit me qera të biçikletave në Universitetet e Tiranës dhe disa pika të kryeqytetit.
• Aftësimi i një grupi të rinjsh që vijnë nga familjet me nivel të ulët ekonomik për mirëmbajtjen dhe riparimin e biçikletave.
• Të nxisim një model ekologjik të punësimit duke përmirësuar cilësinë e ajrit, duke luftuar ngrohjen globale dhe duke reduktuar ndotësit nga mjetet e transportit,(makina, motorë).

Rezultatet e pritshme:
• Punësimi i 50 personave nëpërmjet të ardhurave nga qeraja e biçikletave në pikat e shpërndarjes, për t'i mirëmbajtur dhe menaxhuar ato si një sipërmarrje eko-sociale.
• Ngritja e një servisi biçikletash i cili do të ofroj shërbimin e rregullimit të tyre. • Do të jetë pakësuar izolimi social i banorëve të këtij komuniteti. • Krijimi i një bazë të dhënash, me personat të cilët kanë përfituar nga ky shërbim.
• Do të jetë krijuar një grup koordinatorësh dhe vullnetarësh të trajnuar mbi krijimin e mundësive për punësim dhe do jetë rritur njohuritë rreth ngritjes dhe menaxhimit të biznesit social.
• Do të jetë rritur ndërgjegjësimi i medias, i specialisteve te institucioneve publike dhe i autoriteteve politike mbi problemet ekonomike dhe shanset për punësimin e familjeve në nevojë.

Kush janë përfitimet e Tirana Community Bicycle?

a) Tirana Community Bicycle redukton trafikun në qëndrat e qyteteve
b) Edukon komunitetin tonë sipas një modeli të zhvilluar europian duke përftuar njëkohësisht nga të mirat e përdorimit të biçikletës,
c) ofron mundësinë për Pushtetin Lokal të përmirësojë transportin publik sipas modelit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor
d) zgjerimin e rrethit të prdoruesve të bicikletave, duke ulur ndjeshëm qarkullimin e makinave, shkarkimin a gazrave dhe duke përmirësuar ndjeshëm shëndetin publik.

Perfitimet e bicikletes

1. Te mban trupin ne forme.
2. Ngadaleson ngrohjen globale.
3. Nuk ndot mjedisin me gazra.
4. Kalon lehte permes trafikut.
5. Te forcon kembet.
6. Ndihesh sikur fluturon.
7. Eshte me e thjeshte dhe e shpejte sesa ecja.
8. Nuk ke nevoje te paguash per gas, siguracione, parking dhe taksa regjistrimi.
9. Eshte e qete dhe pa zhurme.

Skuadra PASS

E-mail: info@pass-al.org