Kuvendi i Lagjes - PASS - KUVENDI I LAGJES

Kuvendi i Lagjes Kuvendi i Lagjes, është mënyra më efikase e organizimit dhe e përfaqësimit në një lagje. Nëpërmjet një grupi banorësh të interesuar për fatin e lagjes së tyre, ne mund të kemi zërin tonë për të kërkuar realizimin e projekteve dhe investimeve të nevojshme në lagjen tonë. Kuvendi i Lagjes është mënyra më e drejtpërdrejtë e përfaqësimit ku zëri ynë mund të jetë i pranishëm dhe të dëgjohet.

Ç'farë është Kuvendi i Lagjes ?
Kuvendi i Lagjes, është mënyra më efikase e organizimit dhe e përfaqësimit në një lagje. Nëpërmjet një grupi banorësh të interesuar për fatin e lagjes së tyre, ne mund të kemi zërin tonë për të kërkuar realizimin e projekteve dhe investimeve të nevojshme në lagjen tonë. Kuvendi i Lagjes është mënyra më e drejtpërdrejtë e përfaqësimit ku zëri ynë mund të jetë i pranishëm dhe të dëgjohet.

Pse duhet Kuvendi i Lagjes ?
Si banorë të kësaj lagjeje, të gjithë kemi të drejtën të jetojmë në një mjedis të pastër, të shëndetshëm dhe të bukur, ashtu siç kemi edhe përgjegjësinë të ndihmojmë për një mjedis më të pastër, më të shëndetshëm edhe më të bukur! Për të mbrojtur interesat tona si banorë të kësaj lagjeje, ne duhet të jemi të vendosur në atë që duam të ndryshojmë, të përmirësojmë apo ta ndalojmë dhe të organizohemi si një komunitet i vërtetë, për të arritur qëllimin tonë. Ka ardhur koha që ne të rrimarrim fuqitë dhe të vendosim vetë për fatin tonë. Kjo është mënyra më e mirë e vetë-respektimit dhe e respektimit nga të tjerët.

Si mund të japim ndihmën tonë ?
Sot ne kemi mundësinë të zgjedhim, të mblidhemi të gjithë së bashku, të vetë-organizohemi, për të mbrojtur dhe zhvilluar lagjen tonë ose mund të vazhdojmë të bëjmë indiferentin dhe të lëmë të tjerë të vendosin në "shtëpinë tonë". Në Kuvendin e Lagjes mund të marrim pjesë të gjithë dhe të japim ndihmesën tonë për një mjedis më të pastër, për një lagje më të bukur dhe për një vënd më të sigurt për fëmijët tanë. Kuvendi i Lagjes, do të mblidhet çdo të premte në orën 18:00, në sallën e takimeve të Minibashkisë Nr.10. Në këto takime do të diskutohen problematikat kryesore të lagjes tonë, mënyrat më efikase për të ndërhyrë dhe për t'i zgjidhur, roli ynë si banorë në ecurinë e kësaj nisme,etj.

kuvendi_lagjes

Ç'farë mund të bëjmë së bashku për lagjen tonë?
Së bashku mund të ngrejmë zërin dhe të reagojmë për zgjidhjen e të gjithë atyre shqetësimeve dhe problemeve që vështirësojnë jetesën në lagjen tonë. Mund të ndërrmarim aksione konkrete për pastrimin, sistemimin dhe gjelbërimin e mjediseve në lagjen tonë. Nevoja e përfaqësive Komunitare. Ngritja e përfaqësive komunitare është një nga nevojat emergjente në lagjet tona. Mungesa e këtyre grupeve të përfaqësimit komunitar, e ka bërë tepër të vështirë punën me komunitetet tona. Konkretisht gjatë punës sonë në disa lagje të Tiranës, Durrësit dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë vërejmë që mungesa e këtyre grupeve të përfaqësimit pengon zbatimin e projekteve dhe programeve komunitare, duke i bërë më pak të qëndrueshme dhe më pak të realizueshme.

Ndonëse deri diku edhe në mënyrë të imponuar, gjatë periudhës totalitare shqiptarët kanë jetuar dhe kanë pasur një traditë dhe kulturë mjaft të zhvilluar të organizimit dhe bashkëpunimit komunitar. Gjatë kësaj kohe banorët çdo të shtunë organizonin aksione për pastrimin dhe sistemimin e mjediseve në lagjet e tyre. Pothuajse çdo javë zhvilloheshin takimet e Këshillit të Lagjes, në të cilat diskutoheshin me rradhë të gjitha nevojat dhe shqetësimet e banorëve të lagjes. Në ditë të caktuara organizoheshin aksione të mëdha gjithpërfshirëse ku bashkë me prindërit edhe fëmijët jepnin kontributin e tyre për mbjelljen e pemëve, vendosjen e stolave, sistemimin e ambienteve të lodrave,etj.

Fatkeqësisht gjatë periudhës së tranzicionit, ndjenja dhe tradita e komunitetit u shkatërrua tërësisht. Tashmë edhe për shkak të lëvizjes së vazhdueshme të popullsisë drejt qyteteve më të zhvilluara, siç është edhe rasti i Tiranës, ku popullsia është rritur me një ritëm të jashtëzakonshëm, shoqëruar me ndërtime të shumta të lagjeve të reja me banorë të ardhur, të cilat janë edhe ndër lagjet më problematike dhe më të vështira për të punuar. Megjithatë gjatë punës tonë në lagjet e Tiranës, ku kemi zhvilluar me dhjetëra aksione ne kemi gjetur përkrahjen e banorëve dhe kemi kuptuar që shumica e vlerëson organizimin dhe angazhimin e dikurshëm për të mirën e lagjes së tyre.

Ne besojmë se banorët kanë nevojë për Kuvendin e Lagjes dhe se do të jenë të gatshëm ta mbështesin këtë nismë deri në fund. Që të funksionojë një demokraci përfaqësuese, një nga elementët kycë të saj është kontrolli i përfaqsuesit nga të përfaqësuarit dhe mënyra më e mirë për të arritur këtë është ngritja dhe organizimi i grupeve të përfaqësimit komunitar.

pass_fushate
Fushata derë më derë

Ç'farë kërkojmë të arrijmë nëpërmjet Kuvendit të Lagjes ?

Ne kërkojmë që banorët e komuniteteve tona të vendosin vetë për fatin e tyre. Ne duan të informohemi, organizohemi për të përmbushur nevojat tona. Nuk mund dhe nuk duhet më të presim që ndryshimet të vijnë nga të tjerët. Ne kemi forcën, energjinë dhe mundësinë për të ndryshuar realitetin tonë. Zëri ynë ka rëndësi dhe duhet të dëgjohet. Nuk duam të jemi jashtë vendim-marrjeve që kanë ndikim për jetën tonë. Ne duam që fëmijët tanë të rriten në një mjedis të shëndetëshëm. Motivimi Ne duam të krijojmë një mënyrë të drejtpërdrejtë dhe aktive të bashkëpunimit, për t'u inforumuar dhe organizuar aksione konkrete dhe të jemi pjese e vendim-marrjes. Ne kërkojmë një mënyrë të drejtëpërdrejtë përfaqësimi ku zëri ynë të jetë I pranishme e të dëgjohet. Ka ardhur koha që ne të rrimarrim fuqitë dhe të vendosim vetë për fatin tonë. Kjo është mënyra më e mirë e vetë-respektimit dhe e respektimit nga të tjerët.Është koha të organizohemi dhe të bëhemi pjesë e sistemit të shërbimeve komunitare e ndryshimeve brënda lagjes ku banojmë.

Skuadra PASS

E-mail: info@pass-al.org