Misioni ynë

Qëllimi jonë është të zhvillojmë komunitetet tona, duke krijuar hapësira për të rinjtë nga vetë të rinjtë.

Objektivat e PASS

Perkrahja aktive e komunitetit dhe motivimi per te rritur pergjegjesine sociale dhe mjedisore, te çdo pjestari te tij.
Njohja e publikut te gjere me konceptin e sherbimeve sociale dhe permiresimi i strukturave pergjegjese ne sherbimet publike.
Dhenia e ndihmes per sigurimin e qendrueshmerise sociale dhe mjedisore dhe hartimi i programeve te reja, qe mbeshtesin zgjidhjet e qendrueshme.
Avokatesimi dhe promovimi i interesave komunitare dhe aftësimi i vullnetarëve të zgjedhur brenda komunitetit, për të mbrojtur dhe drejtuar interesat më të mira të tij.
Inkurajimi i anetareve te komunitetit per me shume pjesemarrje ne vendimarrje dhe forcimi i marredhenieve midis Shtetit Shqiptar dhe qytetareve te tij .
Sherbimi si nje qender e informacionit dhe e komunikimit per njerezit dhe ofrimi i ndihmes teknike, organizative, humanitare, keshilluese dhe ligjore, per njerezit me ne nevoje dhe grupet shoqerore te rrezikuara.
Identifikimi dhe monitorimi i shqetesimeve kryesore te komunitetit dhe mjedisit, per te ndihmuar me mire ne hartimin e politikave per mbrojtjen e komunitetit dhe grupeve te rrezikuara.
Angazhimi i studenteve në sherbimet komunitare ne Tirane dhe ne rrethet e tjera te Shqiperise, per te siguruar mundesi me te mira per edukimin profesional te studenteve, permes projekteve dhe praktikave.
Puna per realizimin e ketyre qellimeve, nepermjet projekteve dhe aksioneve vullnetare.

pass_action

Kush është PASS ?


PASS është një skuadër të rinjsh që duan të përmirësojnë situatën e vështirë në të cilën jetojmë. Anëtarët e PASS janë studentë, aktivistë të shoqërsië civile, vullnetarë dhe specialistë të fushave të ndryshme.
Shoqata PASS ka një eksperiencë disa vjeçare në punën me komunitete, në disa nga lagjet e Tiranës, Durrësit dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë.  “Lagjja ime, Shtëpia ime”, “E shtuna vullnetare për një Tiranë më të pastër”, “Të rinjtë në Aksion”, “Për një Durrës më të pastër”, “Projekti Rinor Qytetar”, “Kuvendi i Lagjes” dhe të tjera, janë disa nga projektet që shoqata ka realizuar me komunitetet e qytetit tonë. Këto projekte janë realizuar me sukses dhe kanë ndihmuar konkretisht organizimin në komunitet, (bashkangjitur këtij seksioni janë edhe fotografitë e aktiviteteve, për më shumë shih profilin dhe veprimtarinë e shoqatës PASS, www.pass-al.org , www.kuvendilagjes.com , www.projektiqytetar.com ).Ne jemi prezent në problemet e komunitetit përmes aksioneve konkrete dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale, komunat dhe prefekturat. PASS ndihmon vazhdimisht në punën e autioriteteve lokale për evidentimin e problematikave të komuniteteve dhe për propozimin e ndërhyrjeve sa më efikase.
PASS është anëtare e Këshillit Qytetar për Mbrojtjen e mjedisit pranë Bashkisë së Tiranës. Shoqata ka dhënë kontribut në hartimin e strategjive dhe planeve të veprimit të Bashkisë së Tiranës në fushën e mjedisit. Advokatimi i komuniteteve tona para autoriteteve lokale ka qenë dhe do të jetë përgjegjësi e rëndësishme e shoqatës sonë.       
Ne punojmë ngushtë me organiziatat më aktive në fushën sociale dhe mjedisore.Ne kemi punuar me Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me Ministrinë e Mjedisit, me lëvizjen MJAFT, Këshillin Rinor Shqiptar, Qeverinë e Studentëve, Masmedia dhe Mjedisi, Nënujsat, etj.etj. PASS është një partnere korrekte në punën në grup.
PASS ka ofruar vazhdimisht ndihmë në projekte të rëndësishme mjedisore,sociale,rinore dhe
Projektet kryesore të organizatës PASS janë: 1)Qendra e Mikpritjes për familjet në nevojë (të pastrehët).2) E shtuna vullnetare në lagje, (lëvizja aksion vullnetar), për përfshirjen aktive të banorëve në zgjidhjen e problematikave të komunitetit. 3) Programi AKSES, për edukimin dhe integrimin e të rinjve në zonat rurale. 4) Zyra e punësimit, për lehtësimin e tranzicionit nga shkolla në punë.5) Projekti Rinor Qytetar. 6) Kuvendi i Lagjes. 7) Q.Komunitare.

E-mail: info@pass-al.org