Ecovolis - Programi i PASS për sistemin publik të biçikletave në Tiranë

Ecovolis, është një bashkim i latinishtes dhe greqishtes së vjetër që në shqip do të përkthehej Fluturim Ekologjik. Vetë emri mbart frymën e kësaj nisme ekologjike që synon të sjelli një risi në mjedisin tonë dhe në mënyrën e lëvizjes së qytetarëve! Kjo nismë është iniciuar nga Organizata PASS , Programi I Alternativave Social Stimuluese, një organizatë rinore që punon me komunitetet shqiptare në dobi të mjedisit.

Ideja e Ecovolis – shprehet Ened Mato drejtuesi i organiztës PASS – erdhi nga nevoja për të ndryshuar mënyrën e lëvizjes në një qytet të tejngarkuar nga trafiku i makinave dhe për rrjedhojë nga tejndotja e smogut të tyre dhe orëve të tëra të bllokuara në trafik për distanca të cilat janë gati qesharake nëse I përshkojmë me biçikletë.

Tirana ka disa avantazhe të cilat qytete të tjera europiane do t'i kishin zili për të zbatuar një program të ngjashëm të biçikletave publike. Relievi i sheshtë pa tatëpjeta, 3 nga 4 stinë të përshtatshme për përdorimin e përditshëm të bicikletës, distancat e shkurtra Brenda perimetrit të unazës ku janë të përqendruara dhe pjesa më e madhe e punëve dhe bizneseve, e bëjnë qytetin tonë një vend perfekt për një system public të bicikletave me qera.

Ecovolis në Tiranë ka filluar shërbimin e saj më 23 Mars, duke hapur stacionin e parë në Parkun Rinia me 40 biçikleta. Këto bicikleta janë dhuratë e Organizatës Amerikane Pedal for Progress, dhe janë përshtatur, me shumë kujdes nga teknikët Ecovolis në sajë të një pune disa mujore.

Bicikleta Ecovolis ka ngjyrat tona kombëtare kuq e zi me një kosh të bardhë përpara. Valjoni dhe Ervini, dy mekaniket qe kane pershtatur kete biciklete shprehen se bicikletat kane pjese cilesore, pasi ato jane pjeset e tyre origjinale sic kane ardhur nga Amerika, krahasuar me pjeset e tjera kryesisht kineze qe ofron tregu vendas.

ecovolis_station2

Si mund ta përdorim Bicikletën Ecovolis?


Ecovolis funksionon nëpërmjet anëtarësimit ose me tarifë fikse 60 lek/ora. (600 lek të vjetra). Nëpërmjet anëtarësimit qytetarët përfitojnë 30 minutat e para falas, kanë mundësinë e abonimit ditor 100 lek/dita,(Një mijë Lek të vjetra) dhe abonimit mujor 900 Lek për të gjithë muajin. Për t'u bërë pjesë e Ecovolis mjafton të paraqisni një dokument identifikues; kartë identiteti, patentë, pashaportë,etj., dhe mund të anëtarësohesh duke plotësuar formularin Ecovolis dhe duke marrë kartën Ecovolis. Karta kushton 200 lek të reja dhe përfitimet e kartës janë të shumta.

Në stacionin Ecovolis çdo gjë është e sigluar Ecovolis. Stenda, stacioni, bicikletat. Kjo është një nismë e re në Ballkan, njerëzit e perceptojnë si diçka të vecantë dhe duhet të qëndrojë qartë si një nismë e veçantë, për tu krenuar! – shprehet Ledi, vajza që ofron shërbimin në stacionin e parë Ecovolis. Mbi stende jane te vendosura disa mbajtese flyerash, (fletepalosjesh) – ecovolis,

Ne kete kend te vogel informativ nuk mungon asnjehere informacioni. Vilma dhe Ledi dy vajzat që shërbejnë në këtë stacion kanë veshur disa t-shirte bojqielli të qëndisura me logon Ecovolis dhe një bicikletë në mes. Ajo që të bijë mënjëherë në sy pranë stacionit Ecovolis është pastërtia dhe higjena e mjedisit përreth, megjithë numrin e madh të të rinjve dhe të rejave që ndalojnë cdo ditë në këtë stacion.

Për kuriozitet pyesim Vilmën, vajzën tjetër që ofron shërbimin Ecovolis mbasdite. – Si ka mundësi kaq pastër megjithë këta njerëz që qarkullojnë para stendës suaj? - Ecovolis është një inisiativë mjedisore, si e tillë stacioni duhet të jetë shembulli i një mjedisi të pastër, pa mbeturina, pa cigare apo filtra cigare në tokë. Unë I këshilloj gjithmonë vizitorët e stacionit të mbajnë patër, të mos hedhin mbeturina dhe kujdesem që në momentin e kthimit të biçikletës koshi i saj të jetë i pastër dhe pa mbeturina.

Sipër vëndeve të parkimit të bicikletave janë disa tabela të vogla, në të cilat shpjegohet me imazhe si funksionon Ecovolis. Po në këtë kënd janë vendosur pranë njëra tjetrës logot e PASS, OSFA dhe Bashkisë Tiranë, të cilët janë dhe partnerët kryesor në këtë nisëm.

ecovolis_station_pass

Enedi na shpjegon kontributin e secilit prej partnerëve në këtë projekt. Kështu Fondacioni SOROS ka financuar transportin e bicikletave te dhuruara nga Organizata Amerikane, Bashkia Tiranë ka ofruar hapësirat për vendosjen e stacionit dhe një marrëveshje për zgjerimin e kësaj nisme me stacione të tjera, ndërsa Organizata PASS, është zbatuesja e programit Ecovolis, duke ofruar të gjitha burimet e saj financiare dhe njerëzore – thotë Enedi.

Për momentin nuk kemi shumë mbështetje krahasuar me kostot, shpenzimet dhe harxhimet Kur pyesim Enedin, drejtuesin e Ecovolis se si po shkon kjo nismë, ai psherëtin lehtë, me një lodhje që I lexohet qartazi në fytyrë. – Punuam shumë para se të hapnim stacionin e parë te Parku Rinia, që të ndërgjegjësonim sa më shumë qytetarë për rëndësinë dhe avantazhet e përdorimit të bicikletës! U përpoqëm të krijonim një frymë dhe një lëvizje të dy rrotave, që do të ndihmonte në përqafimin e mëtejshëm të kësaj nisme duke sjellë në praktikë përdorimin sa më të gjerë të bicikletës Ecovolis. Ajo që ndodhi ishte e papritur për vetë ne, duke na përballur me probleme që të jem I sinqertë nuk i kishim cuar ndonjehere nëpër mend! Që ditën e parë të stacionit Ecovolis, rradhë qytetarësh që prisnin për t'u anëtarësuar dhe për të përdorur Ecovolis.

Në orare të caktuara të drekës apo mbasdite nuk gjeje më asnjë bicikletë në stacion, pasi I kishin marrë të gjitha ndërkohë që të tjerë ishin vënë në pritje! Një punë kolosale pa asnjë pushim nga mëngjesi deri në orët e vona të natës për të mirëmbajtur dhe riparuar bicikletat, që jo rrallë herë dëmtoheshin rëndë duke marrë orë të tëra për tu riparuar.

Duke qenë një nismë tërëisht sociale, e kemi pasur shumë të vështirë të menaxhojmë dëmet dhe humbjet e bicikletave, duke mos arritur dot të penalizojmë persona të caktuar të cilët abuzonjnë duke keqpërdurur këtë besim, duke vandalizuar bicikletat në mënyra absurde. Problemi – argumenton Enedi- në këtë fazë është një lloj shfryrje që shumë të rinj jo dashamirës me ecovolis, po bëjnë duke I trajtuar si mos më keq, duke hypur e zbritur trotuarve, shkallëve, duke I përplasur, rrëzuar, apo duke eksperimentuar sikur të ishin bicikleta për mal, (Mountain Bikes), ndërkohë që këto bicikleta janë enkas për qytet, për një lëvizje normale mbi asfalt apo sipërfaqe mundësisht të shtruara, duke të ofruar qetësi në pedalim dhe duke të kursyer energjinë e dyfishtë që nevojitet për një MB.

Duket I patundur besimi I këtyre të rinjve për t'ja dalë mbanë kësaj nisme, për ti dhënë qytetit ajër më të pastër dhe qytetarëve mundësinë për të kontribuar për një qytet më të pastër. Nga ideja dhe puna e tyre premtojnë një realizimin e kësaj sfide në avantazh të qytetit dhe qytetarëve.

Edhe njëherë Bravo cunave dhe gocave të Ecovolis për guximin dhe punën për të rikthyer bicikletën në mjet transporti të përditshëm.

Skuadra PASS

E-mail: info@pass-al.org